Durrës, po punonte në lokal, vetëplagoset me thikë 29-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Qershor 2021, 17:58
Një person është vetëplagosur me thikë ka ndodhur në lagjen nr. 3 të qyteti të Durrësit.
Një 29-vjeçar po punonte në ambientet e lokalit ku punonte dyshohet se është vetëplagosur me thikë.
I plagosuri është transportuar me urgjenc në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve
"Më datë 11.06.2021, rreth orës 17:30, në lagjen nr. 13, Durrës, në ambientet e lokalit ku punonte dyshohet se është vetëplagosur me mjet prerës (thikë), shtetasi L. R., 29 vjeç, banues në Durrës, i cili pas ndërhyrjes së Policisë është transportuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve." - njofton policia.
Akoma nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje ndërkohë që policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje.