Gjermani, nëna shqiptare me fëmijën 3 vjeç dyshohet se janë rrëmbyer nga ish-bashkëshorti
Një grua shqiptare 43 vjeç nga Meckenheim dhe djali i saj 3-vjeçar, me sa duket janë rrëmbyer nga ish-bashkëshorti i 43-vjeçares.
Ndërkohë, sipas medias gjermane Bild, nuk ka asnjë gjurmë të tyre që nga mëngjesi i së enjtes.
Policia e Bonit po kërkon ndihmë lidhur me rastin dhe është duke hetuar për një pengmarrje të mundshme.
Të enjten në mëngjes, ish-bashkëshorti i shqiptares Nasibe K. thuhet se ka marrë me forcë gruan dhe djalin e tij, të cilët jetonin në Meckenheim, duke i futur në makinë e më pas është larguar me ta.
"Gjatë një kërkimi të nisur menjëherë, i dyshuari u arrestua përkohësisht pasdite në adresën e tij në shtëpinë në Ratingen," tha policia.
Policia ka shpallur një hetim dhe kërkim të gjerë për nënën dhe djalin, si dhe filloi një kërkim me një helikopter policie.
Por hetimet e gjëra policore deri më tani nuk kanë dhënë ndonjë informacion të mëtejshëm lidhur më rastin.
Duke qenë se nuk përjashtohet fakti që nëna dhe fëmija të mbahen diku kundër vullnetit të tyre, hetuesit publikuan foto të nënës dhe djalit në koordinim me zyrën e prokurorit publik të Bonit.
Policia ka vendosur edhe numrin e telefonit për ata që mund të kenë informacion në lidhje me vendndodhjen e tyre Tel. 0228 15-0 ose 02104-9826210
