Dyshohet se 16-vjeçarja bashkë me të dashurin ekzekutuan babanë e saj, publikon videon tronditëse: Para tre ditësh kemi vrarë dikë
Një adoleshent dhe e dashura e tij thuhet se regjistruan një video ku ata bënin shaka për kryerjen e një vrasjeje tre ditë pasi ata dyshohet se vranë babanë e saj dhe u përpoqën ta copëtonin atë.
Regjistrimi i Aaron Guerrero, 18 vjeç, dhe Sierra Halseth, 16 vjeç, u gjet pasi ata u arrestuan me akuzën e vrasjes me thikë të babait të Halseth Daniel Halseth në shtëpinë e tij në Las Vegas në prill.
'Mirësevini përsëri në Kanalin tonë në YouTube: Dita 3 pasi kemi vrarë dikë,' thotë Guerrero në video.
Halseth dëgjohet të thotë: ''Woah! Mos e thuaj atë në kamera!"
"Ia vlejti," thotë Guerrero ndërsa vinte kokën në duar.
Videoja tregon Guerrero dhe Halseth të shtrirë së bashku dhe para se të mbyllet videoja të dy ngacmojnë njëri-tjetrin me dashuri.
Videoja u zbulua nga policët që arrestuan adoleshentët në Salt Lake City, Utah, gjashtë ditë pasi trupi i djegur i Danielit u gjet në shtëpinë e tij.
Policët besojnë se adoleshentët vunë flakën për të fshehur vrasjen dhe gjithashtu përdorën një sharrë elektrike me zinxhir dhe sharrë rrethore në një përpjekje për të copëtuar trupin e viktimës.
Ende nuk është zbuluar kur saktësisht është xhiruar videoja, ose nëse është postuar në ndonjë media sociale publike.
Kryeprokurori i rrethit Christopher Hamner tha se zyra e tij po shqyrton nëse do të kërkojë dënimin me vdekje për Guerrero, njoftoi Las Vegas Revieë Journal. Mosha e Halseth e përjashton atë nga dënimi me vdekje, shkruan DailyMail.
