Karta e re e Atlantikut, Biden në Britani: Anglo-amerikanët pritet të risjellin paktin e vitit 1941
Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri britanik kanë firmosur këtë të enjte një kartë të re të Atlantikut, e ngjashme me atë që firmosën gjatë Luftës së Dytë Botërore liderët Ruzvelt dhe Churchill.
Presidenti amerikan do të deklaronte si nga Amerika, por edhe në bregun tjetër, në Europë, se demokracia sot është në rrezik nëpër botë.
Karta e nënshkruar nga palët flet për një betejë të përbashkët anglo-amerikane për të luftuar sistemet jodemokratike dhe konfirmimi për aleancën e NATO-s.
"Ne do ta bëjmë të qartë se Shtetet e Bashkuara janë kthyer dhe demokracitë e botës janë bashk përballë sfidave më të vështira," tha Biden trupave amerikane në një bazë ajrore më herët.
Një pikë tjetër në takimin dypalësh është edhe presioni amerikan për t’i qëndruar marrëveshjes që i dha fund dhunës në Irlandën e veriut. Burime pranë Shtëpisë së Bardhë kanë thënë se Bideni është tejet i vendosur se “Marrëveshja e së premtes së mirë” është jetike për paqen.
Në 8 ditë, presidenti amerikan do të vizitojë 4 shtete dhe do të marrë pjesë në 3 samite.

