Lopët dalin xhiro nëpër qytet dhe sulmojnë banorët, 4 të plagosur (video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Qershor 2021, 09:31
17 lopë të egra dolën rrugëve të qytetit, duke lënduar të paktën katër persona, raportojnë mediet lokale.
Fatmirësisht, nuk është regjistruar asnjë vdekje.
Mediet informojnë se nuk është gjetur ende prejardhja e 17 lopëve.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Brazilit, Santa Cruz.
Gjatë një konference për shtyp, kryebashkiaku Jhonny Fernandez i cilësoi lopët si "rrezik për jetën".
"Ka pasur njerëz që janë plagosur. Janë rrezik për banorët e qytetit. Ju mund të shihni se këto kafshë nuk janë të qeta dhe mund të sulmojnë këdo", tha krybashkiaku.

