Të shtëna me armë në një supermarket, tre të vdekur, mes tyre dhe një fëmijë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Qershor 2021, 22:21
Tre persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e të shtënave më armë zjarri që janë regjistruar pasditen e sotme në një supermarket Publix në Florida.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se mes të vdekurve është një grua, një fëmijë dhe një burrë.
Mësohet se të shtënat ndodhën pak pas orës 11:30 me orën lokale, brenda një dyqani Publix, rreth 15 milje në perëndim të Palm Beach, sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut Palm Beach.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë.

