Vdes 18 vjeçarja, ishte vaksinuar me AstraZeneca / Prindërit: Do dhurojmë organet e vajzës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Qershor 2021, 09:04
Camilla Canea, një vajzë 18 vjeçare humbi jetën në spital, pasi pësoi trombozë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Genova, Itali.
Sipas Corriere della Sera, 18 vjeçarja ishte vaksinuar me AstraZeneca më 25 maj. Më 3 qershor e reja u shtrua në spital, sepse kishte dhimbje të forta koke dhe vështirësi në lëvizje.
Camilla kaloi hemoragji celebrale. Ajo vdiq dje, pasi i ishte nënshtruar një operacioni për të hequr mpiksjen e gjakut.
Mësohet se prindërit e vajzës kanë dhënë leje që organet e saj të hiqen dhe të dhurohen te personat, që kanë nevojë.
Prokurori Publik i Genovas ka filluar hetimet për gjetjen e fakteve: "Ne do të zbatojmë protokollin e aplikuar tashmë për një vdekje tjetër pas vaksinës", shpjegon zëvendës Prokurori Francesco Pinto.
Si të bëni për vete personin e zemrës? Këshilla sipas astrologjisë
11 Qershor, 08:14


