Familja donte ta martonte pa dëshirën e saj, zhduket 18-vjeçarja, autoritetet: Mund të jetë vrarë nga familjarët, ja detaji

Familjarët e një 18-vjeçareje në Itali janë duke u hetuar për vrasjen e saj, pasi e reja, prej ditësh rezulton e zhdukur.

Policia thotë se familja e vajzës së quajtur Saman Abbas, dëshironte që ajo të shkonte në Pakistan, pasi atje i kishin gjetur një djalë për t’u martuar, të cilin ajo e refuzoi vitin e kaluar.

Një kushëri është arrestuar në Francë dhe është ekstraduar në Itali.

Xhaxhai i vajzës së zhdukur dhe një kushëri tjetër janë zhdukur. Prindërit e saj thuhet se kanë udhëtuar në Pakistan.

Prokurorët dyshojnë  për vrasje dhe asgjësim të trupit, por deri më tani, nuk kanë gjetur asnjë provë që e vërteton atë, madje as trupin e vajzës.

Babai i vajzës, i pyetur nga gazetarët italianë, ka thënë që ajo mund të jetë zhdukur në Belgjikë.

Sipas medieve italiane, ajo kishte jetuar nën mbrojtjen e shërbimeve sociale që nga tetori, por u kthye në shtëpinë e familjes në Novellara, afër Parma, në fund të prillit.

Prokurorja Isabella Chiesi tha se autoritetet besuan se ajo ishte mashtruar për t'u kthyer në shtëpi. Ajo tha se nuk kishte shpresë për një rezultat pozitiv në çështjen, të cilën ajo e përshkroi si vrasje me paramendim.

Policia ka kërkuar në tokat bujqësore pranë Novellara për 18-vjeçaren që nga fillimi i majit dhe ka filluar të përdorë sensorë elektro-magnetikë për të kërkuar tokën më thellësisht, shkruan BBC.

Ata kanë gjetur pamjet CCTV të datës 29 prill - një ditë para se autoritetet të besojnë se ajo u vra - e cila ata thonë se tregon tre nga të dyshuarit që ecin me lopata dhe një çantë blu.

Ditën tjetër, pamjet e ndara tregojnë adoleshenten e zhdukur duke dalë nga shtëpia me prindërit e saj.

Javën e kaluar, grupi  italian i bashkësive islamike (UCOII) publikoi ​​një vendim fetar që refuzonte martesat e detyruara në përgjigje të zhdukjes së Saman Abbas.