Urdhri ekzekutiv i Biden/ Zaimi: Nuk ka emra, SHBA po hedh bazat ligjore për të garantuar stabilitet

Gazetarja Menada Zaimi, ka komentuar takimin e Presidentit britanik Boris Johnson me homologun e tij amerikan Joe Biden.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, Zaimi shprehet se Biden po zhvillon takime për të forcuar partneritetin euroatlantik.

"Kjo shihet në atë optikë që janë parë edhe shumë prej prioriteteve të administratës së re amerikane, e cila i rikthehet një politike tradicionale, të jashtme të fillimit të partneritetit me partnerët euroatlantik, dhe ky ishte dhe qëllimi kryesor i Joe Biden në Europë, për të thelluar këtë partneritet euroatlantik mes vendeve që gjithmonë kanë qenë të tilla, por që pa ndonjë ndryshim të administratës së administratës Donald Trump, qasja e tij ka qenë disi më e mënjanuar, ndërsa Biden ka një qasje më të fortë dhe më bashkëpunues me partnerët."

Gazetarja ka komentuar edhe firmosjen e urdhri  ekzekutiv nga Joe Biden për  bllokimin e pasurisë dhe pezullimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të  gjithë atyre personave që kontribuojnë në destabilizimin e situatës në Ballkanin Perëndimor.

Ajo u shpreh se në urdhër nuk ka emra, por sipas saj SHBA po hedh bazat ligjore për të garantuar stabilitet.

"Ky urdhër është një zgjatim i një urdhri të vitit 2001, dhe nëse urdhri që ishte firmosur atëherë nga George W Bush kishte subjekte vetëm ata persona që ishin në Jugosllavi, tashmë në urdhrin e ri përfshihet edhe Shqipëria. Rreth një javë më parë Presidenti firmosi  një urdhër për luftën kundër korrupsionit duke ngritur çështjen e korrupsionit në një nivel mjaft të lartë, duke e konsideruar atë një kërcënim për sigurinë kombëtare për SHBA.

Ende nuk një listë personash të përcaktuar nën urdhrin e ri të Biden që do rëndojnë sanksione kundër ekonomike apo nuk do u lejohet hyrja në SHBA. Por është hedhur baza ligjore që SHBA në bazë të prioriteteve që ka për të garantuar një stabilitet."