Malo: Deputetët e opozitës nuk vlejnë fare, pa dinjitet, votuan kundër Metës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Qershor 2021, 21:42
ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, gazetari Bejdo Malo u shpreh se Të gjithë këta deputetë që votuan për shkarkimin e Metës nuk kanë marrë asnjë lek se nuk vlejnë fare.
Malo: Të gjithë këta deputetë që votuan për shkarkimin e Metës nuk kanë marrë asnjë lek se këta nuk vlejnë fare. Janë më të bindurit dhe deputetët më pa dinjitet.
Myslim Murrizi çfarë nuk thotë, por pastaj shkon dhe e bën vezën në furrikun e Ramës. Të gjithë e votojnë, vetëm Artur Roshi ka votuar 45 herë kundër. Kujtim Gjuzi vdes të votojë për Edi Ramës, sëmuret fare, është njeri pa karakter.
