Basha: Të mohosh masakrën e 25 prillit, do të thotë dorëzim pa kushte para padrejtësisë
Tre ditë para votimit për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, në takimin me mbështetësit në Tiranë theksoi edhe njëherë se nuk do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve.
Duke sjellë në vëmendje patronazhistët, shpenzimet e buxhetit, lidhjet me botën e krimit apo edhe blerjen e votës ai theksoi se mohimi i kësaj do të thotë dorëzim pa kushte.
"Përballë sofistikimit të metodës së blerjes së votës, të intimidimit, të patronazhit si sistemi i sigurimit të shtetit, përballë të gjithë padrejtësive me të cilat jemi pëballur në nivel institucional, politik dhe ju vetë në nive personal nga mëngjesi deri në darkë, përball anormalitetit, çmimit të lartë të sakrificës pesonale me të cilën keni paguar aktivizmin tuaj politik në këtë fushatë dhe në betejat që i paraprinë asaj, prapë se prapë, vota e qytetarëve tregon vet se ndonëse në kushtet të barabarta njësoj si në 91 pa asnjë pushtet, përball një pushteti i cili kombinonte egërsinë, barbarinë e 91-shit me urrejtjen dhe makinerinë e dhunës së 2001-shit dhe bandat kriminale si faktor i pandashëm i pushtetit ilegjitim të Edi Ramës në këto 8 vite, nuk ja dolën as t’i ulnit kokat, as t’ju bënit të dorëzoheshit".
Ndaj Basha ftoi anëtarët e Partisë Demokratike ta mbështesin si një mundësi për të çuar përpara betejën.
"Sa më shumë rritej mobilizimi popullor, sa më i madh bëhej bashkimi ynë, aq më i tërbuar ishte kundërshtari nga ankthi i humbjes.Sakrifica juaj është kyçi i faktit që përpos kësaj masakre zgjedhore, Partia Demokratike nuk doli më e vogël, më e dobët, por doli më e madhe, më e fortë dhe tanimë më e vendosur për ta çuar deri në fund misionin e saj".
Në 13 qershor, 75 mijë anëtarët e Partisë Demokratike do ti drejtohen 76 komisioneve për të zgjedhur mes Lulzim Bashës, Fatbardh Kadillit, Edith Harxhit dhe Agron Shehaj.

