Marcon takohet me kryeministrin Zaev: Maqedonia e Veriut meriton hapjen e bisedimeve për anëtarësimin në BE
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron priti të enjten, 10 qershor në Paris Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, të cilit i shprehu mirënjohje për reformat dhe sidomos për Marrëveshjen e Prespës. Zoti Macron tha se Maqedonia e Veriut meriton hapjen e bisedimeve për anëtarësim me BE-në dhe se tani ka ardhur koha që kjo të konkretizohet
"Maqedonia e Veriut duhet të hyjë në BE dhe e dini që Franca ju mbështet plotësisht në këtë rrugë. Ne vendosëm që t'i hapim bisedimet me vendin tuaj që në muajin mars 2020, por tani ka ardhur koha që ky vendim të konkretizohet, ndërsa më pas do të flasim për mënyrat se si do të arrihet kjo.
Unë e mbështes në mënyrë aktive gjetjen e një kompromisi me Bullgarinë. Lidhur me reformat e zbatuara nën drejtimin tuaj nga 2017-ta, vendi juaj meriton t'i fillojë pa vonesë bisedimet për anëtarësimin në BE. Farnca do të jetë një partnere e kujdesshme dhe nga afër do t'i ndjekë punët," u shpreh Macron në fjalën e tij.
Ditën e djeshme, 10 qershor në Tiranë u mbajt Samiti i liderëve të Ballkanit. /VOA/
