Gruaja italiane zgjohet nga koma pas 10 muajsh
Një grua italiane është zgjuar nga koma pas 10 muajsh.
Cristina Rosi, 37 vjeç, ishte shtatë muaj shtatzënë kur pësoi një sulm në zemër në korrik të vitit të kaluar.
Vajza e saj, Caterina, lindi me një operacion cezarian, ndërsa Cristina Rosi u la në koma me dyshime se kishte dëmtime të trurit.
Ajo tani është zgjuar dhe ka thënë fjalën e saj të parë, "Mama", bën me dije burri i saj.
"Ne nuk e prisnim një gjë të tillë, ishte një gëzim i vërtetë pas kaq shumë vuajtjesh," tha Gabriele Succi për gazetën La Nazione.
Rosi u transferua në një klinikë në Austri në prill për të marrë kujdes më të specializuar gjatë shërimit të saj.
Trajtimi i saj jashtë vendit është paguar nga një faqe e financimit të fondeve, e cila deri më tani ka mbledhur më shumë se 170,000 € (208000 dollarë) për rehabilitimin e mëtejshëm, përfshirë edhe fizioterapinë.
"Cristina është më e relaksuar, ata i hoqën trakeotominë dhe përmes një pompë po i japin asaj një ilaç që do të ndihmojë në progresin fizik."
