Fëmija 5-vjeçar vdes në makinë nga asfiksia, i ati e harroi dhe shkoi në punë
Një djalë pesë vjeçar ka vdekur në mënyrë tragjike, pasi babai i tij harroi ta çonte në shkollë dhe e la atë të mbyllur brenda makinës, ndërsa vetë shkoi në punë, raporton The Mirror.
Tragjedia ka ndodhur të martën, 8 qershor, në qytetin Kinn të Kroacisë, ku babai i fëmijës ndodhet tashmë në hetim nga policia për ngjarjen.
Mësohet se 34 vjeçari do të çonte fëmijën në shkollë para se të shkonte në punë, por ai shkoi direkt në punë, duke e harrur fëmijën brenda në makinë.
Babai kuptoi se kishte harruar fëmijën në makinë shumë orë më vonë, kur nëna e 5 vjeçarit shkoi në shkollë për të marrë djalin dhe mësoi se ai kishte munguar që në mëngjes. Ajo telefonoi menjëherë burrin dhe në këtë mënyrë ai e kuptoi se çfarë kishte ndodhur.
Ai vrapoi drejt makinës ku gjeti djalin e tij të pajetë.
34 vjeçari u tha hetuesve se ai besonte se ai mendonte se e kishte çuar fëmijën në kopsht. Nuk dihet nëse fëmija kërkoi ndihmë, por makina ishte në një parking të izoluar dhe xhamat e makinës gjithashtu ishin të errët. Policia lokale tani po heton rastin. Tragjedia tronditi komunitetin lokal të qytetit, ku kryetari i Bashkisë deklaroi ditë zie në qytet.


