Shikoni videon / Ariu ngjitet në shtyllë dhe shkakton ndërprerje të energjisë elektrike për 15 minuta

Një ari vendosi të pushonte dhe të flinte gjumë në një vend ndryshe nga herët e tjera, duke zgjedhur si vendin më të 'përshtatshëm' një shtyllë elektrike, ku shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike për plotë 15 minuta.

Ngjarja ka ndodhur në Arizonën Jugore, kur autoritetet lokale u  njoftuan se një ari ndodhej  në një shtyllë elektrike.

Kompania ndërpreu menjëherë energjinë në zonë,  në mënyrë që kafsha e egër të mos goditej nga rryma elektrike. Një punonjës në një vinç u përpoq ta zgjonte ariun me një shkop dhe ta detyronte të zbriste nga shtylla!

Më në fund ariu zbriti nga shtylla dhe vrapoi në shkretëtirë.

Sipas punonjësit, nuk kishte asnjë lëndim, ndërsa ndërprerja e energjisë elektrike zgjati 15 minuta me qytetarët të informuar për incidentin,  duke treguar mirëkuptim për situatën.