Shkatërroi qëllimisht 500 doza vaksine, farmacisti dënohet me 3 vite burg

Ish-farmacisti 46-vjeçar, i cili dëmtoi qëllimisht 500 doza të vaksinës Covid-19 , u dënua me tre vjet burg, informon Forbes.

Ai shkatërroi qindra shishe të vaksinës Moderna duke i nxjerrë  frigoriferi i qendrës mjekësore, sepse besonte se vaksinat  ishin të rrezikshme.

Para dënimit, në një deklaratë , 46-vjeçari tha se ndjeN "turp të madh" për gjestin e tij, duke u kërkuar falje kolegëve, familjes dhe gjithë qytetit.

Farmacisti u shpall fajtor në shkurt për dy akuza në lidhje me përpjekjen e tij për të prishur qindra doza të vaksinës Moderna.

Ai pranoi se nxori një kuti me shishka vaksinash nga frigoriferi, ndërsa po punonte me turne brenda natës në Advocate Aurora Health Systems në Grafton, Wisconsin, në 24 dhe 25 dhjetor në një përpjekje për t'i bërë ato joefektive.

Policia e ka etiketur farmacistin  si "konspiracionist", i cili beson se toka është e rrafshët dhe për vite me radhë u thoshte qytetarëve se vaksinat nuk janë të sigurta.