Po kujdesej për kanabisin, nëna harron vajzën në makinë, 3 vjeçarja humb jetën nga nxehtësia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një vajzë në moshën 3-vjeçare ka humbur jetën pasi nëna e saj e saj e la në makinë,në temperaturë të lartë për gati 3 orë.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se vajza e mitur e identifikuar se Jessica Campos, është gjetur nga policia e vetme në mjet.

Nëna e vajzës, Eustajia Mojica Dominguez, 28 vjeçe, është arrestuar për vrasje dhe sipas mediave, kjo e fundit raportohet se ka qenë duke u kujdesur për kanabisin, ndërsa vajza po përjetonte momentet e fundit nga nxehtësia në makinë.

Sipas raportimit të policisë, temperatura brenda makinës ka qenë shumë e lartë saqë vogëlushja nuk mundur dot të marrë frymë. 3 vjeçares iu dha ndihma e parë nga një polic i zonës, por që nuk ka mundur të shpëtojë.

Po kujdesej për kanabisin, nëna harron vajzën në

Ndërkohë zyrtarët thanë se zbuluan 70 bimë të rritura të marijuanës dhe 80 fidane të kësaj bime, brenda shtëpisë ku ishte parkuar makina.

Po kujdesej për kanabisin, nëna harron vajzën në