Video/ Gruaja sulmohet në karburant, një person i paidentifikuar e grushton dhe i përplas kokën në trotuar disa herë



Policia po kërkon një burrë i cili u kap nga kamerat e sigurisë duke ndaluar në një stacion karburanti dhe sulmoi rastësisht një grua, që ishte duke mbushur makinën.

Departamenti i Sherifit të Qarkut Los Angelos tha se ata morën një telefonatë nga një stacion karburanti i vendosur në bllokun 500 të Rosecrans Avenue në 7:10 pasdite.

Deklarata e viktimës përputhej me pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë.

Viktima deklaroi se ndërsa ishte duke mbushur makinën me gaz,  i dyshuari hyri në parking dhe parkoi direkt para automjetit të saj.

I dyshuari më pas zbriti me qetësi nga automjeti i tij, eci drejt saj dhe e goditi me grusht. Departamenti tha se ajo u grushtua fort dhe ra në tokë ndërsa i dyshuari vazhdoi ta godasë atë në kokë dhe fytyrë.

Ndërsa ishte e shtrirë, i dyshuari ia përplasi kokën në makinë dhe trotuar shumë herë.

Pas sulmit të tmerrshëm ai u kthye në makinë dhe u largua.

Video gjithashtu tregon se persona të pranishëm që e panë sulmin nuk reaguan dhe nuk ndërhynë për ta ndihmuar.

Viktima tha se ajo nuk e njihte të dyshuarin dhe se ai nuk mori asgjë nga sendet e saj personale.

Lëndimet e saj nga sulmi ishin të rënda dhe gruaja u dërgua në një spital ku është jashtë rrezikut për jetën. Identiteti i gruas nuk u bë i ditur.