Po luante në kopsht/ Leopardi sulmon 4 vjeçaren, trupi i saj gjendet i gjymtuar në pyll

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi, ku një vazjë në moshën 4 vjeçare është sulmuar për vdekje nga një leopard, në shtëpinë e saj.

Sipas familjarëve, Adha Shakil kishte qenë duke luajtur në kopshtin e shtëpisë, kur u rrëmbye nga leopardi.

Sipas mediave të huaja, fillimisht familjarët kanë raportuar zhdukjen e 4-vjeçares dhe policia nisi kërkimet, në Jammu dhe Kashmir të Indisë.


Pas kërkimeve të shumta policia ka gjetur trupin e trupin e saj të gjymtuar në pyll, të nesërmen në mëngjes.

Vendasit pretendojnë se prania e leopardëve në zonat e banuara iu është raportuar zyrtarëve të botës së egër por asgjë nuk është vepruar, raporton Metro.

Sipas të dhënave zyrtare, 49 njerëz janë vrarë dhe 829 jaën plagosur, nga sulmet e kafshëve në këtë provincë midis vitit 2014 dhe 2018, raporton The Hindu.