Pas 32 vitesh, në Kaliforni do të lejohet shitja e armëve të zjarrit
Një gjyqtar federal rrëzoi të premten një vendim 32-vjeçar që ndalonte shitjen në Kaliforni të armëve të zjarrit.
Ai e cilësoi vendimin e mëparshëm një "eksperiment të dështuar" duke nxitur kritika të ashpra nga guvernatori i shtetit dhe prokurori i përgjithshëm.
Që prej vitit 1989 në Kaliforni ishte e ndaluar shitja e armëve të armëve. Ndalimi u sfidua në vitin 2019 në një proces gjyqësor kundër Prokurorit të Përgjithshëm të Kalifornisë.
Sipas gjyqtarit Roger Benitez, Qeveria nuk ka të drejtë të imponojë politikat e saj ndaj qytetarëve amerikanë, kur bëhet fjalë për të drejtat kushtetuese.
Sipas “Giffords Law Center” një grup që ka si objektiv kontrollin mbi armët, shtatë shtete përfshirë Kaliforninë si dhe kryeqytetin e vendit Uashingtonin, kanë miratuar ligje që ndalojnë armët e sulmit.
Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom tha se vendimi i gjykatësit federal ishte një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj sigurisë publike. Ai e quajti atë një "shuplakë të neveritshme" në fytyrë për ata që kanë humbur të dashurit e tyre nga dhuna me armë.
Sipas tij fakti që ky gjykatës krahasoi AR-15, një armë lufte që përdoret në fushëbetejë, me një thikë të ushtrisë zvicerane e dëmton plotësisht besueshmërinë e vendimit
Kontrolli ndaj armëve të zjarrit ka qenë gjithmonë një temë politike përçarëse në Shtetet e Bashkuara, ndërsa vendi prej dekadash ka përjetuar një numër të konsiderueshëm incidentesh me armë në shkolla e vende të tjera publike që u kanë marrë jetën një numri të madh njerëzish.
