Sulme ekstremiste në Afrikën Perëndimore, raportohet për 100 civilë të vrarë
Rreth 100 civilë janë vrarë në një qytet në veri të Burkina Fasos mëngjesin e së shtunës.
Ky është sulmi më i përgjakshëm në shtetin e Afrikës Perëndimore, që nga koha që ka qenë i kontrolluar nga xhihadistët e lidhur me Al-Kaidën dhe ISIS rreth pesë vite më parë.
Sulmet raportohet se kanë ndodhur pas mesnatës dhe mëngjesin e 5 qershorit në qytetin Solhan, në afërsi të kufirit me Nigerinë.
Qeveria e Burkina Fasos ka deklaruar se ekstremistët përveçse masakrës kanë djegur edhe disa shtëpi.
Presidenti i vendit, Roch Marc Christian Kabore, e cilësoi sulmin si akt “barbar”.
Fatkeqësisht zyrtarët lokalë paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet.
Sulmet nga xhihadistët e lidhur me Al-Kaidën dhe Shtetin Islamik kanë vrarë mijëra persona në këtë shtet, ndërkohë që 3 milionë të tjerë janë zhvendosur përgjatë rajonit Sahel.
Një koalicion kundër terrorizmit, i njohur si grupi i pesë vendeve – Burkina Faso, Çadi, Mali, Mauritania dhe Nigeri – po përpiqen që të largojnë nga zona xhihadistët ekstremistë.

