Kamera 'tradhton' spikerin e BBC, moderatori jep lajmet pa pantallona

Të mërkurën e kaluar, moti në Britani ishte shumë i nxehtë, por gazetari dhe prezantuesi 51-vjeçar i BBC, Sean Lee duhej të dilte në kamera për të bërë punën e tij.

Një plan "i gabuar" zbuloi se ai nuk kishte veshur pantallona.

Kamera 'tradhton' spikerin e BBC,  moderatori jep lajmet pa pantallona

Plani erdhi në momentin më të papërshtatshëm, pasi Lee po fliste seriozisht rreth rregullave të udhëtimit për koronavirusin dhe trazirat politike në Izrael. Aty u zbulua se ndërsa ai ishte i veshur me një xhaketë dhe kravatë nga beli e lart, poshtë kishte veshur tuta të shkurtra dhe atlete.

Incidenti shkaktoi të qeshura tek përdoruesit e rrjeteve sociale, të cilët e komentuan shumë, megjithëse jo me qëllim të keq