Turqia bombardon kampin e refugjatëve në Irak, të paktën tre viktima disa të plagosur

Të paktën tre persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur  pas një sulmi ajror në një kamp ku ndodhen mijëra refugjatë kurdë nga Turqia në veri të Irakut, tha Rashad Kelani, një zyrtar i partisë së Bashkimit Patriotik të Kurdistanit.

Sulmi ajror u zhvillua tre ditë pasi Presidenti turk Erdogan paralajmëroi Irakun se Turqia do të "pastronte" një kamp refugjatësh që sipas tij ofron një strehë për militantët kurdë.

Një zyrtar i sigurimit irakian, i cili foli në kushte anonimiteti, konfirmoi se një sulm ajror kishte vrarë dhe plagosur njerëz në kamp, ​​por nuk dha detaje.

Forcat turke kanë shtuar sulmet ndaj bazave të partisë së jashtëligjshme të punëtorëve të Kurdistanit (PKK) brenda Irakut verior gjatë vitit të kaluar, duke përqendruar fuqinë e tyre të zjarrit kryesisht në një rrip territori deri në 30 km (rreth 20 milje) brenda Irakut, shkruan Reuters.