E rëndë! Predha hedh në erë dy gazetarë, plagosen disa persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ajzerbajaxhan, ku dy gazetarë dhe një zyrtar lokal u vranë sot në Azerbajxhan nga një shpërthim i një mine në Kalbajar.

Sipas mediave të huaja, gazetarët emri i të cilëve nuk është bërë i ditur humbën jetën si pasojë e shpërthimit kur makina e tyre goditi një predhë.

Mësohet se si pasojë nga shpërthimi ka mbetur i vrarë edhe një zyrtar tjetër ndërsa janë plagosur disa persona.

Zona në të cilën ka ndodhur ngjarja, konsiderohet si një nga më të minuarat në botë