Pasojat nga vaksina anti-covid/ Brataj: Ulet numri i telefonatave dhe urgjencave për covid

Rreth 1000 qytetarë kanë shfaqur shqetësime pas vaksinimit anti-Covid, çka i ka bërë ti drejtohen 127, mjekut të familjes apo edhe komitetit të imunizimit.  Drejtori i Urgjencave Mjekësore, Skënder Brataj, thotë se rreth 200 kanë telefonuar 127. Por fatmirësisht kanë pasur simptoma jo serioze. Ndërsa raportohet për një ulje të urgjencave dhe telefonatave për Covid.

Që prej fillimit të vaksinimit, rreth 1000 qytetarë i janë drejtuar mjekut të familjes apo urgjencës mjekësore për shqetësimet e shkaktuara nga vaksina anti-Covid, nga të cilat rreth 200 kanë telefonuar 127.

Kreu i Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj, thotë se fatmirësisht  simptomat nuk kanë qenë shqetësuese, kryesisht temperaturë.

“Ishin rreth 205 veta, nga të cilët ato efekte anësore që janë përshkruar, si temperatura. Dhimbja e krahut, po nuk ka pasur efekte anësore drastike.”

Qoftë urgjencat e qoftë thirrjet telefonike janë më së shumti të shpërndara në rrethe, kjo pasi Tirana është drejt imunizimit.

“Ajo që bie në sy është fakti se nga 291 shtrime në spital, 86 ka Tirana, tjerët janë në rrethe.”

Numri i telefonatave për rastet Covid  drejt numrit 127 ka rënë ndjeshëm, vetëm gjatë muajit maj  570  urgjenca kanë qënë për problemet nga Covid, nga të cilat gjysmat janë trajtuar në spital e gjysmat në shtëpi.

“Nga të cilët janë 573 vetëm për Covid-19. Të ndara midis 291 në spital dhe 282 janë trajtuar në spitale.”

Aktualisht spitali Infektiv është i vetmi që po pret pacientë me Covid, ndërsa Senatoriumi është duke u boshatisur.

Vetëm në 24 orët e fundit 4 qytetarë me Covid janë dërguar në spitalin Infektiv ku aktualisht po trajtohen rreth 30 pacientë.