E konsumoni qumështin? Ja çfarë thonë ekspertët për kolesterolin në gjak

Sipas një studimi të ri shkencor ndërkombëtar, konsumimi i rregullt i qumështit nuk shoqërohet me nivele të larta të kolesterolit.

Studiuesit nga Britania, Australia dhe Zelanda e Re, të udhëhequr nga Vimal Karani,  profesor i të ushqyerit në Universitetin e 'Reting' në Mbretërinë e Bashkuar, publikuan gjetjet e tyre në 'International Journal of Obesity',  ku kanë analizuar  tre sondazhe të mëdha, të cilat kishin të bënin me një total prej rreth 1.9 milionë njerëz.

Hulumtuesit  zbuluan se personat që konsumonin shpesh sasi të mëdha qumështi kishin nivele më të ulëta të kolesterolit “të mirë” (HDL) dhe “të keq” (LDL), megjithëse masa mesatare trupore ishte më e lartë se ata që nuk pinin fare qumësht.

Gjithashtu, sipas studimit të ri, personat që pinë qumësht rregullisht kanë një mesatare prej 14% më të ulët të rrezikut të sëmundjeve koronare të zemrës. "Gjetjet tregojnë se reduktimi i konsumit të qumështit nuk është i nevojshëm për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare, megjithëse ka një rritje të vogël të masës dhe yndyrës trupore te personat që pinë qumësht," tha Dr. Karani.

https://www.iatropedia.gr/diatrofi/pinete-gala-deite-ti-lene-gia-tin-cholisterini/143760/