Rrëmbeu e përdhunoi të dashurën për dy ditë, 28-vjeçari filmoi veten para se të kryejë vetëvrasje
Influencuesi Angel Hernandez Grado i njohur në Instagram si S2K Wya, ka filmuar veten pak para se të kryente vetëvrasje.
Policia i ishte vënë pas 28-vjeçarit, pasi e dashura e tij 25-vjeçe e kishte raportuar se për dy ditë e kishte mbajtur të mbyllur në apartamentin e tyre në San Diego.
Megjithatë, ajo kishte arritur të arratisej, kur Grado doli nga apartamenti për një shëtitje. Ajo i kishte treguar policisë se si Grado e kishte lidhur dhe keqtrajtuar seksualisht.
Madje u kishte thënë se Grado i kishte bërë të ditur se do të blejë pistoletë, duke e kërcënuar me vrasje nëse tenton t’i telefonojë policisë.
Kur tentoi të mos ju bindet urdhrave të policisë, e ndoqën nëpër rrugët e qytetit derisa arritën ta bllokojnë nga të gjitha anët. Grado filmoi ndjekjen, dhe në video shihej me pistoletë duke qarë dhe thënë se e do shumë të birin dhe se policia me vetura e helikopterë e kanë rrethuar.
“Nuk jam i dobët. Thjesht urrej jetën time. Jam i lodhur nga jeta”, dëgjohet duke thënë ai pak momente para se të kryente vetëvrasje.
Ndërkaq partnerja e tij është dërguar në spital për mjekim, pasi kishte brinjët e thyer dhe mavijosje në gjithë trupin.
