Shpërthen bombola e gazit në qendër të Beogradit, 6 të plagosur, dëshmitarët: Gruaja pa rroba, një burrë humbi flokët

6 persona mbetën të plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi në një restorant të ushqimit të shpejtë në qendër të Beogradit. Ngjarja u regjistruar rreth orës 9:00 .
Nga të plagosurit, në gjendje më rëndë janë një grua dhe një burrë, punonjës në restorant.
"Ishte një shpërthim shumë i fortë, u dëgjua pothuajse në Sheshin e Republikës, dritaret u tronditën," tha një dëshmitare.
"Ata nuk mund të ecnin. Ishte e tmerrshme. Gruaja ishte pa rroba, ju dogjën. Ajo ishte pothuajse e pavetëdijshme, nuk mund të fliste me ne, thjesht po qante. Nuk pashë djegie në trup. Burri tjetër kishte dëmtime shumë të rënda, duart e tij ishin djegur, ai humbi flokët, por ishte më i vetëdijshëm se gruaja" tregoi një tjetër dëshmitar.
Puthja në buzë e Ana Lleshit në studio
31 Maj, 12:10
Fill pas shpërthimit njerëz nga baret përreth, kalimtarët vrapuan drejt vendit të ngjarjes por më pas policia rrethoi gjithçka pasi nuk e dinin nëse do të kishte tjetër shpërthim.
Zjarrfikëset dhe ambulancat ishin gjithashtu në zonë.
Pasojat e ngjarjes mund të shihen gjithashtu në baret në rrugën tjetër.


