Palmer dhe Lajçak takojnë Vjosa Osmanin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Maj 2021, 18:33
Zëvendës ndihmës sekretari i shtetit amerikan, Mattheë Palmer dhe emisari BE-së për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak, kanë mëbrritur në presidencë ku dhe do takojnë presidenten Vjosa Osmani.
Sipas mediave të Kosovës në takimin e përbashkët dy emisarët pritet të bisedojnë me Osmanin për dialogun me Serbinë.
Palmer dhe Lajçak paraprakisht janë takuar me krerët e opozitës. Ata do të qëndrojnë për dy ditë në Kosovë, ndërsa nesër do ta mbajnë një konferencë të përbashkët për media, që do të mbahet në orën 10:45 në zyrën e BE-së.

