Vaksinohet Kate Middleton
Disa ditë pas bashkëshortit të saj, princit William edhe Dukesha e Kembrixhit ka njoftuar publikisht se ka marrë dozën e parë e të vaksinës anti-Covid. Në familjen mbretërore, të parët që u vaksinuan ishin Mbretëresha Elisabetë dhe bashkëshorti i saj i ndjerë, ndërsa Britania e Madhe është shteti më i përparuar deri më tani në procesin e vaksinimit me rreth 70% të popullsisë.
Pas bashkëshortit të saj, edhe Dukesha e Kembrixhit ka marrë dje dozën e parë të vaksinës anti-Covid.
39-vjeçarja ka ndarë një foto nga moment i vaksinimit në rrjetet sociale duke falenderuar bluzat e bardha.
“Dje mora dozën e parë të vaksinës anti-COVID në Muzeun e Shkencës në Londër. Jam jashtëzakonisht mirënjohëse për të gjithë që kanë marrë pjesë në këtë proces. Faleminderit për çdo gjë që po bëni”, shkruan Kate në postimin e saj në Instagram.
Nuk bëhet e ditur se cilën vaksinë ka zgjedhur Dukesha të bëjë, pasi në Britani janë në dispozicion të gjitha vaksinat e prodhuara në perëndim, duke përfshirë dhe atë të kompanisë Johnson & Johnson.
9 ditë më parë, edhe bashkëshorti i saj Princi William, mori dozën e tij të parë të vaksinës anti-Covid. Ai publikoi një fotografi bashkë me bashkëshorten e tij, Kate ku shihet teksa bëhet gati për procesin e vaksinimit.
Në shkurt, babai i William, Princi Charles, mori dozën e tij të parë të vaksinës, së bashku me gruan e tij Camilla. Trashëgimtari 72-vjeçar i fronit britanik doli pozitiv me Coronavirus, në muajin mars të vitit 2020.
Pallati Buckingham gjithashtu njoftoi se në janar kishin marrë vaksinat Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Philip, i cili më pas ndërroi jetë në muajin Prill në moshën 99 vjeçare.
Mbretëria e Bashkuar është shteti më i përparuar deri më tani në procesin e vaksinimit pasi rreth 70% e popullsisë së rritur ka marrë dozën e parë të vaksinës Covid-19 dhe gati 40 për qind kanë bërë të dyja videot, sipas të dhënave të qeverisë.

