Erdogani përuron xhaminë e re në sheshin Taksim: Fitore ndaj protestuesve të 2013-ës

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka përuruar një xhami në Sheshin Taksim, Stamboll , projekti i të cilës shkaktoi një valë protestash në 2013.

Mijëra besimtarë morën pjesë në ceremoni, me disa që luteshin në shesh jashtë, sepse xhamia ishte plotë.

Erdogani përuron xhaminë e re në sheshin Taksim: Fitore ndaj

Xhamia Taksim dhe kupola e saj 30 metra e lartë ndodhen simbolikisht mbi një monument që i dedikohet themelimit të republikës turke nga Mustafa Kemal Ataturk, raporton BBC.

"Xhamia Taksim tani zë vend midis simboleve të Stambollit," tha Z. Erdogan pasi bëri lutjet e së premtes në xhami.

Ai gjithashtu u tha qytetarëve se ndërtimi i xhamisë ishte një fitore ndaj protestuesve që kishin kundërshtuar ndërtimin e xhamisë në  Sheshin Taksim , duke shtuar se "asgjë nuk mund ta ndalojë këtë iniciativë tani".

Z. Erdogan fillimisht  ka folur  për ndërtimin e  xhamisë në Sheshin Taksim që kur ai ishte kryetari i Bashkisë së Stambollit në vitet 1990.

"Nuk kishte as një dhomë lutjesh dhe besimtarët  luteshin në gazeta në tokë," u tha zoti Erdogan qytetarëve të premten.

Erdogani përuron xhaminë e re në sheshin Taksim: Fitore ndaj

Besimtarët vlerësuan xhaminë e re, e cila ndërthur tiparet osmane me modelin bashkëkohor dhe është në gjendje të strehojë rreth 4,000 njerëz. Xhamia ka një sipërfaqe prej 16,500 metra katrorë , ndërsa ndërtimi filloi 4 vite  më parë.

Por ndërsa Turqia është një vend me shumicë myslimane, kritikët e kanë akuzuar z. Erdogan për përpjekje aktive për të zhvendosur bazën laike të Turqisë.

Planet në 2013 për të ndërtuar xhaminë në Parkun Gezi të Stambollit, në zonën e Sheshit Taksim, ndezën një valë protestash - si në qytet, ashtu edhe protesta solidarizuese në të gjithë botën.