Anxhela Peristeri performon në finalen e Eurosong! Elektrizon skenën gjigante, në Roterdam (Video)

 

Në Roterdam të Holandës sot po zhvillohet nata finale e festivalit evropian të këngës, ku konkurrojnë 26 vende.
Shqipëria përfaqësohet nga Anxhela Peristeri më këngën "Karma".

Këngëtarja performoi e dyta në radhë pas Qipros, duke ndezur skenën e Eurosong-ut me vokalin e saj imponues.
Anxhela këndoi shqip dhe interpretimi i saj u shoqërua me lëvizje sensuale dhe efekte vizuale të menduara në detaje.
Veshur me një fustan të shkurtër plot shkëlqim, artistja emocionoi publikun shqiptar dhe evropian.

Anxhela Peristeri performon në finalen e Eurosong! Elektrizon skenën

Muzika nga Kledi Bahiti, teksti nga Olti Curri dhe performanca elektrizuese e Anxhela Peristerit, u prit shumë mirë nga publiku, duke marrë duartrokitje të shumta.

"Jam shumë e lumtur. Ndihem e mërzitur që nesër nuk do të jem më duke performuar në këtë skenë të mrekullueshme. Do ta mbaj mend gjithë jetën time", tha Anxhela, menjëherë pasi doli nga skena.

Anxhela Peristeri performon në finalen e Eurosong! Elektrizon skenën

Këngëtarja, pak orë më parë i ka bërë thirrje nëpërmjet rrjeteve sociale të gjithë shqiptarëve të diasporës, që të votojnë Shqipërinë, me kodin 02, në momentin që fillon televotimi, me numrin përkatës që do të shaqet në çdo shtet.