“I largova nga projekti “/ Qori: Më kanë kërcënuar personazhe të njohur, për t’i rikthyer në film
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Maj 2021, 16:19
Producenti Ermal Qori, i ftuar në emisionin “Showbiz” nga Livia Kasemi, ka folur për prapaskenat e filmit Lokomotiva 2.
Ai thotë se ka pasur momente, ku ka larguar aktor nga shesh xhirimi, ku disa dhe i ka përjashtuar.
Më tej shton se pasi i ka larguar është kërcënuar nga personazhe të njohur të showbiz-it, për t’i rikthyer në film.
“Më kanë kërcënuar pasi i kam larguar nga projekti , për tu rikthyer ne film , personazhe te njohur të showbiz-it “ ka thënë Qori.
