'Prindërit nuk ishin dakord': Aktori rrëfen historinë e dhimbshme të dashurisë me vajzën e deputetit

Së fundmi në emisionin Glamour Zone, ka qenë i ftuar aktori Maxim Aladini, së bashku me pjesën tjetër të kastit të aktorëve të filmit ‘Gjurmë Pa Shenjë.’

Në këtë film, flitet për historinë e pamundur të dashurisë mes një djali dhe vajzës së një deputeti të njohur shqiptar. Ekskluzivisht për moderatoren Ester Bylyku, Maxim Aladini, pranoi se kjo është histori e vërtetë.

Ester Bylyku:Cila është çmenduria më e madhe që ke bërë për një vajzë?

Maxim Aladini:Prindërit e saj nuk ishin dakord për ne. Ishte vajza e Deputetit. Kemi jetuar 2 vite jashtë Tirane, së bashku.

Ester Bylyku:Ti më the që filmi bazohet në histori të vërtetë, por qenka historia jote? Kjo është vajza me të cilën je ende i dashuruar?

Maxim Aladini:Po