Rrëmben dhe vret me thikë fëmijën 4-vjeç, kamera në dhomën e binjakëve ka filmuar autorin
Një adoleshent nga Dallas, Amerikë dyshohet se rrëmbeu një djalë katër vjeçar nga shtrati i tij para se ta godiste për vdekje dhe ta hidhte në rrugë, sipas policisë.
Trupi i vogëlushit Cash Gernon u zbulua nga një vrapues në lagjen Mountain Creek të qytetit rreth orës 7 të mëngjesit të së shtunës.
Sipas policisë, fëmija kishte shenja dhune.
Darriynn Brown, 18 vjeç, u arrestua disa orë më vonë dhe u akuzua për rrëmbim dhe vjedhje. Hetuesit thanë se ata presin të ngrenë akuza për vrasje pasi të ketë përfunduar analiza mjeko-ligjore.
Moori i tha NBCDFW se ai jetonte me 4 vjeçarin Cash dhe vëllain e tij binjak dhe se nëna e tij, Monica Sherrod, dilte me babanë e Cash.
Ndërkohë, policia tha se nëna biologjike e djemve, Melinda Seagroves, ka qenë në kërkim të tyre 'për një kohë të gjatë.
Sherrod, nëna e Moorit, e identifikoi Cash si fëmijën e vrarë në një intervistë me WFAA . Ajo tha se Brown kishte hyrë në shtëpinë e saj përmes një dere të pasme të shtunën herët në mëngjes dhe rrëmbeu fëmijën ndërsa ai flinte.
Policia tha se Sherrod i ndihmoi ata të identifikonin Brown si rrëmbyesin, i cili ishte filmuar nga një kamer e vendosur në dhomën e Cash.
Një deklaratë gjatë arrestimit sugjeroi që Sherrod e njihte Brown para rrëmbimit, por natyra e marrëdhënies së tyre mbetet e paqartë.
Sherrod tha për WFAA se Cash ishte i panjohur për Brown dhe tha se nuk e kishte idenë se çfarë e shtyu adoleshentin ta vinte në shënjestër.
Moori e përshkroi Cash si 'djali më i ëmbël ndonjëherë' dhe u tha gazetarëve të NBCDFW: 'Ai do të ishte aq i lumtur që të gjithë ishin këtu, ai me siguri do të dilte dhe do të thoshte: "Çfarë ka?"
Pasi Cash u zhduk të shtunën në mëngjes, më 15 maj Moori tha se ai doli ta kërkonte 4 vjeçarin dhe u ndesh me skenën e krimit.
Moori tha se kamerat e vëzhgimit kishin kapur të dyshuarin duke hyrë në shtëpinë e tyre dhe duke e rrëmbyer Cash-in ndërsa ai ishte në gjumë.
Moori shtoi se nuk e dinte arsyen e kësaj ngjarjeje :" Nuk është nga hakmarrja, as nga urrejtja. Nuk e di."
Ai shtoi se Brown ishte i njohur për Cash, dhe ai po përpiqej të kuptonte pse dikush do të vriste brutalisht një fëmijë të pafajshëm.
Rasti tronditi banorët e lagjes jugperëndimore Dallas ku Cash u gjet i vdekur.
Ndihmësi i shefit të policisë Albert Martinez tha se besohet se Cash u vra rreth orës 5 të mëngjesit dhe duket se kishte pësuar plagë të shumta me thikë, raporton DailyMail.
