Izraeli nis sulmet me raketa në Liban: Jemi gati për çdo skenar

Konflikti në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar më tej.

Ushtria izraelite thotë se artileria e saj ka sulmuar “një numër objektivash në territorin libanez”, në përgjigje të zjarrit me raketa nga brenda vendit.

Raketat bënë që sirenat e sulmit ajror të shpërthenin në qytetin verior izraelit të Haifa dhe zonat në lindje.

Burimet e sigurisë në Liban konfirmuan se katër raketa ishin nisur drejt Izraelit nga Seddiqine, një fshat në rajonin e qytetit bregdetar jugor të Tiros të Libanit.

Nuk ishte menjëherë e qartë se kush i kishte qëlluar raketat dhe nuk kishte raportime për dëmtime nga të dyja palët.

Ishte incidenti i tretë i zjarrit me raketa nga Libani që kur luftimet midis Izraelit dhe militantëve palestinezë në Gaza u ndezën në 10 maj.

Të hënën, gjashtë predha u qëlluan nga Libani drejt Izraelit verior, por ranë poshtë kufirit.

 Tre raketa të lëshuara drejt Izraelit të enjten ranë në Detin Mesdhe, duke mos shkaktuar dëme ose viktima.

Izraeli zhvilloi një luftë në vitin 2006 kundër guerrilave të Hezbollahut.

Kufiri ka qenë kryesisht i qetë që nga ajo kohë, raporton Reuters. 

Ushtria e vendit ka shkruar në Tëitter se është gati për çdo skenar në çdo front.