Detarët e marinës akuzohen për 'përdhunim dhe ngacmime raciste’ në bazë të fshehtë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Maj 2021, 19:18
Marina Detare Mbretërore nisi një hetim të nivelit të lartë për drejtimin e një prej bazave të saj më të fshehta pas pretendimeve të përdhunimit dhe sjelljes së keqe seksuale nga marinarët britanikë.
Medit e huaja, bëjnë me dije se një tre gra janë ngacmuar seksualisht nga personeli i Marinës Mbretërore.
Por një hetim në bazë, në Diego Garcia në Oqeanin Indian, u nis vetëm nga shefi i Marinës Admiral Tony Radakin, pasi ishte ky i fundit ngriti dyshimet në lidhje me rastin në fjalë.
Hetimi 10-javor, i përfunduar muajin e kaluar, zbuloi gjithashtu pretendime për sulme seksuale, ngacmime raciste, ngacmime dhe diskriminime ndaj grave.

