Mbërrijnë 12,870 doza të vaksinës Pfizer në Rinas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Maj 2021, 21:34
Kanë mbërritur në Rinas 12,870 doza të vaksinës Pfizer.
Lajmin e ka bërë me dije Kryeministri Edi Rama, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale. Me ardhjen e vaksinave mbrëmjen e sotme, numri total i vaksinave që kanë mbërritur në vendin tonë deri më tani ka shkuar në 773 mijë.
"Aeroporti “Nënë Tereza” - Sapo kanë mbërritur edhe 12,870 doza të vaksinës Pfizer, duke e çuar në mbi 773 mijë sasinë e vaksinave të ardhura deri tani në Shqipëri".
Deri më tani në vendin tonë kanë ardhur vaksinat Pfizer, AstraZeneca, Sputnik dhe Sinovac.
