A po i përdor Rama vaksinat e BE-së për propagandë duke i shitur si të siguruara nga qeveria?!
Kryeministri Rama ka lajmëruar ditën e sotme përmes një postimi në Facebook se kanë mbërritur 11 700 doza të tjera të vaksinës Pfizer në vendin tonë.
"11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri. Çdo javë do të vijnë vaksina AntiCovid, sipas kalendarit të lëvrimit të kontratave që kemi siguruar. Më shumë se 760 mijë vaksina kanë mbërritur deri tani në Shqipëri, teksa vijojmë pa u ndalur drejt objektivit tonë për të kryer 1 MILION vaksinime." - shkruan Rama në Facebook.
Por duket se Rama ka harruar që të përmendë një detaj të rëndësishëm në mbërritjen e këtyre dozave: këto vaksina mund të jenë nga ato që BE ka dhuruar për Ballkanin Perëndimor dhe Shqipërinë si pjesë e këtij të fundit dhe jo të kontraktuar direkt nga qeveria jonë te Pfzier.
Rama shkruan se këto vaksina do të vijnë çdo javë sipas kalendarit të lëvrimit të kontratave, por një gjë të tillë e tha edhe ambasadori i BE-së sot për RTV Ora lidhur ma vaksinat e dhuruara nga BE.
Soreca pohoi se këto vaksina të kompanisë Pfizer do të vazhdojnë të vijnë çdo javë nga BE deri në muajin gusht.
Po ashtu ardhjen e këtyre vaksinave e bëri me dije edhe komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Oliver Varhelyi pak ditë më parë.
#WeCare about our friends and partners in the #WesternBalkans. This week we delivered the first out of 651.000 doses of #COVID19 vaccines to the region. This reaffirms our continuous commitment and is a promise for the future. #StrongerTogether pic.twitter.com/LPlzuv9ARK
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) May 8, 2021
Ardhja e këtyre vaksinave e lajmëruar nga Rama çdo javë është një rastësi me deklaratat e Sorecës dhe vaksinat e BE-së, apo është një tjetër përdorje e vaksinave nga Rama për arsye që i di vetëm kryeministri?


