Bejko: Zgjedhjet në PD një bast demokracie, proces i barabartë për të gjithë kandidatët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Maj 2021, 21:26
I ftuar në PolitikON nga Alfred Lela në RTV Ora, Roland Bejko kryetari i degës së Partisë Demokratike në Gjirokastër
Bejko: Ky është një bast i madh i PD-së sepse sapo kemi dalë një palë zgjedhje të vjedhura dhe të shkatërruara dhe ne duhet të japim shembullin se jemi ndryshe nga ata që bëjnë zgjedhje parlamentare. PD-së i duhet të zhvillojë një proces të hapur dhe demokratik të barabartë për të gjithë kandidatët.
Brenda PD-së ka pasur dhe do të ketë edhe pakënaqësi personale. Kur dikush nuk zgjidhet kryetar sulmohet fituese. Nëse do të jetë ashtu sikurse pres, një garë fituese atëherë do ta vlerësojë publiku. Kjo është gara dhe sfida e PD-së.
