Netanyahu siguron Biden se Izraeli kërkon të kufizojë viktimat civile në Gaza

Për herë të dytë këtë javë, kryeministri Benjamin Netanyahu foli me presidentin e SHBA Joe Biden rreth dhunës së vazhdueshme në Izrael dhe Gaza, thotë zyra e tij.

Gjatë bisedës telefonike Netanyahu e njohu Biden mbi operacionet e Izraelit në Gaza dhe cilat hapa të ardhshëm planifikon të ndërmarrë atje.

Netanyahu falënderoi Biden për "mbështetjen e palëkundur" të Shteteve të Bashkuara për të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten.

Netanyahu "theksoi në bisedë se Izraeli po bën gjithçka për të shmangur dëmtimin e civilëve të pafajshëm dhe provë e kësaj është se në kullat ku ka shënjestra terroriste për tu sulmuar nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit ,atyre u është lënë kohë të evakuohen ", sipas Zyrës së Kryeministrit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, zhvilloi një bisedë telefonike edhe me Presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas .

"Të dy diskutuan zhvillimet e fundit," tha ministri Husein al-Sheik, një ndihmës i afërt i Abbas.

Kjo ishte biseda e parë telefonike midis dy homoogëve që kur Biden mori detyrën në janar.

Ndërkohë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit raportojnë trazira të reja në Liban përgjatë kufirit midis dy vendeve.

"Protestuesit po hedhin objekte dhe kokteje molotovi dhe po dëmtojnë gardhin [e sigurisë]", thanë ata.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit  thanë se po përgjigjen me mjete për shpërndarje të trazirave, duke paralajmëruar edhe zjarr ndaj një numri të protestuesve.

Ushtria gjithashtu thotë se përplasjet nuk janë afër komuniteteve izraelite.