Sistemi “Iron Dome” e mbrojti Izraelin nga 90% e raketave të lëshura nga Gaza
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2021, 17:53
Që kur filloi konflikti këtë javë, rreth 2.300 raketa janë hedhur në Izrael nga Gaza. Sipas ushtrisë izraelite, rreth 90% e raketave janë dedektuar nga Kupola e Hekurt e sistemit mbrojtës raketor të Izraelit.
Kupola e Hekurt, që funksionon që prej viti 2011, është krijuar posaçërisht për kërcënimet hyrëse, me rreze të shkurtër.
Ajo konsiderohet si një ndër sistemet më të përparuara të mbrojtjes raketore, ajo përdor radarë për të identifikuar dhe eliminuar kërcënimet hyrëse raketore, përpara se ato të shkaktojnë dëme.

