Korça mund pandeminë/ Në qytetin e serenatave mbahet koncerti i parë
Tingujt e muzikës dhe skena madhështore janë dëshmi se Korça po i rikthehet dalëngadalë normalitetit. 17 serenata të interpretuara në formën moderne janë kënduar nga këngëtarë të njohur në pazarin e vjetër të Korçës. Për organizatorët kjo është një shenjë e mirë për rikthimin e eventeve kulturore.
“Korça është e mbushur plot evente kulturore, në fakt Korça është vetë kultura. Unë e kam pasur shumë dëshirë një projekt të tillë që përpara vitit 2020, pastaj ndodhi pandemia por në fund të fundit një gjë e bukur që e ka marrë rrugën për t’u bërë do bëhet dhe ja ku jemi sot.”
Këngëtarët të cilët kanë ndjerë mungesën e skenës për një vit shprehen entuziastë dhe shpresëplotë për mbarimin e pandemisë dhe rikthimin e koncerteve të tilla në të ardhmen.
“Na ka munguar sa s’ka. Ne jemi si peshku pa ujë po nuk kënduam sikur s’kemi frymë.”
“Për fatin e madh i kemi të gjithë korçarët që kanë bërë emër në të gjithë Shqipërinë por dhe jo vetëm. Shpresoj që publiku ta pëlqejnë.”
“Jam shumë i lumtur që pas një vit e ca burgim nga pandemia jam në qytetin tim dhe e filloj bukur atë ristartin me serenatë. “
Koncerti është mbajtur për rreth dy orë me shikues të shumtë në lokaleve përreth pazarit të qytetit.

