Do kemi një fundjavë me vranësira e shi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2021, 10:01
I gjithë vendi do të mbizotërojë nga vranësirat dhe reshje shiu, të cilat herë pas here do të jenë dhe në formën e rrebeshit.
Por në orët e mbrëmjes do të kemi një përmirësim gradual të kushteve të motit informon meteoAlb.
Ndërsa pjesa e parë e të ditës së dielë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare të cilat do të krijojne mundësi për reshje të izoluara.
Ndërsa në pjesën e dytë të ditës moti do të përmirësohet duke bërë që vranësirat të spostohen drejt zonave lindore.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mengjes dhe në mesdite duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 25°C.
Era do te fryje mesatare me shpejtesi 45 km/h nga drejtimi Perendimor -Jugperendimor duke krijuar ne det dallgëzim 4 balle.

