Shisnin fara kanabisi, arrestohen dy persona në Vlorë

Policia e Vlorës ka goditur një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve në kuadër të të cilit u vunë në pranga dy persona.

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve G. S., 37 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë dhe R. S., 19 vjeç, banues në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin farat e kanabisit për t’i shitur, me qëllim kultivimin e tyre.

Shërbimet e policisë, gjatë kontrollit ditën e djeshme në lagjen “10 Korriku", në automjetin në pronësi të shtetasit R. S., që drejtohej nga shtetasi G. S, gjetën dhe sekuestruan 2632 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë  Vlorë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim.