Merrte 300 euro personi për kalim të paligjshëm kufiri, arrestohet 21 vjeçari nga Bangladeshi në Kakavijë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2021, 09:17
Policia kufitare e Kakavijës ka arrestuar një 21 vjeçar nga Bangladeshi.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasi S.I u kap duke ndihmuar 7 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.
Shtetasi S. I. u kap në afërsi të fshatit Grapsh duke ndihmuar 7 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, për të shkuar në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 300 euro për person.
Policia ka sekuestruar një aparat celular në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

