Shkatërrimi i Teatrit/ Spaho: U bë me porosi, ja procedura që ndoqën për të marrë atë që donin
I ftuar në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, pedagogu Mateo Spaho, shprehet se shkatërrimi i Teatrit Kombëtar në maj të 2020 u bë me porosi, dhe sipas tij qeveria në pushtet mori atë që deshi më bazë të procedurave që ndoqi.
Mateo Spaho: Toka e Teatrit ka qenë 30% e Bashkisë Tiranë. Dhe në momentin e parë duheshin së paku 38 vota nga këshilli bashkiak. Në atë kohë Kryetari i bashkisë nuk i kishte këto vota dhe opozita ishte kundër. Me ligjin antikushtetues parlamenti ja mori pushtetin dhe pronën qeverisë vendore, gjë anti-kushtetuese dhe tha mbi këtë vendos unë.
Pas vitit 2019 me mos hyrjen e opozitës në zgjedhje, Këshilli Bashkiak 61 këshilltarët ia riktheu Parlamenti. Ia riktheu Bashkisë pushtetin për të vendosur mbi teatrin dhe me një shumicë absolute Këshilli bashkiak vendosi për shkatërrimin e Teatrit. Kjo gjë është bërë me porosi, pikërisht të dilnin aty ku donin.
