Gjendet një predhë luftarake në fshatin Peshkëpi të Vlorës, dyshohet e Luftës II Botërore

Në afërsi të fshati Peshkëpi në Vlorë është gjendur një predhë luftarake e dyshuar e luftës së dytë botërore.

Predha është gjetur nga banorët e fshatit.

Ka qenë një banor i zonë ai i cili ka pikasur predhën në afërsi të tokave bujqësore.

Banori që e ka gjetur thotë se ka qenë duke punuar tokën për të mbjellë pemë dhe në thellësinë 1.5 m ka ndeshur në predhën.

Predha është e rrezikshme pasi dyshohet të jetë e paplasur. Megjithatë as policia dhe as xhenierë ende nuk kanë shkuar në zonë.