I legalizon xhaminë, dhurata e Lames për Myftininë e Lushnjes në ditën e Bajramit
Në ditën e festës së Fiter Bajramit, Kadastra ka menduar që t’i bëjë një dhuratë Xhamisë kryesore në Lushnje.
Kreu i Kadastrës, Artan Lame të enjten i ka dorëzuar legalizimin e Xhamisë, Myftinisë së Lushnjes.
Lame tha se legalizimi ishte bërë gati para zgjedhjeve por nuk e ka dorëzuar për të shmangur përplasjet politike.
"E kishim përgatitur që përpara zgjedhjeve por në atë bagërdinë e atyre ditëve që u sulmuam ngado që po përdoret për zgjedhe që ky institucion po vendoset në funksion të zgjedhjeve. Thamë më mirë ta lëmë pas zgjedhjeve dhe e lamë për sot që është ditë e shenjtë."
Nga Lushnja kreu i Kadastrës iu përgjigj edhe akuzave politike të Partisë Demorkatike.
"Mund të jetë rasti i parë në histori që një institucion denoncohet në prokurori sepse kryen detyrën. Po të mos bëjë normën më bërtet Edi Rama. Po të bëjë normën më bërtet Lulzim Basha dhe un nuk e di tani se si të veprojë."
Xhamia e Lushnjes është ndërtuar në vitin 1938 por deri më sot nuk kishte arritur të marrë legalizimin.


