Fiter Bajrami, Presidenti i Yldon Media Group vizitë në Kryegjyshatën Bektashiane
Në ditën e Fiter Bajramit zyrtarët e lartë të shtetit uruan besimtarët dhe lanë jashtë axhendës për një ditë deklaratat politike.
Presidenti Ilir Meta pas vizitës në Komunitetin Mysliman shprehu nevojën për një shoqëri më të drejtë.
Kreu i shtetit shmangu i buzëqeshur përgjigjen për pyetjen nëse do të jetë i pranishëm në seancën e 18 majit në Komisionin Hetimor.
Presidenti mbajti dhe një vizitë në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve.
Kryeministri shmangu vizitat në selitë fetare por përcolli urimet në rrjetet sociale.
Lideri demokrat shprehu para mediave lutjet që Zoti të bekojë Shqipërinë. Kryetarja e LSI-së kishte mesazh shprese për shqiptarët.
Fiter Bajramin e kanë uruar dhe personalite të medias si dhe diplomatë të huaj të akredituar në Shqipëri.

Kryegjyshi botëror i Bektashinjve priti në Kryegjyshatë edhe presidentin e Yldon Media Group, Ylli Ndroqi, shoqëruar nga bashkëshortja e tij Mimoza.

Urimet e tyre janë ndarë dhe me kreun e komunitetit mysliman, Haxhi Bujar Spahiu.



